Sport
Këto ishin fjalët e Carlo Ancelottit pas triumfit të Real Madridit në Superkupën e Evropës
Demokracia
11:43 | 11 Gusht 2022

Share:

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, pas fitores së Real Madridit në Superkupën e Europës kundër Eintracht Frankfurt (2-0) të mërkurën, u shpreh: “Nuk ishte një ndeshje e lehtë, ata ishin të mbërthyer në kampin e tyre, por ne arritëm të shënonim dhe e kontrolluam mire lojën më pas.

“Në fillim të sezonit, nuk mund të presësh që skuadra të jetë 100%, por ne fituam dhe e nisëm mirë sezonin. Ka një atmosferë të mirë dhe kjo atmosferë e mirë, besoj se mund të na ndihmojë të arrijmë rezultate më të mira në të ardhmen. Një lojë më të mirë dhe fitorja ndihmon për të motivuar lojtarët.

“Benzema? Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, një lider. Ai ka shënuar shumë gola, e përfundoi mirë sezonin dhe tani po shkon drejtëpërsëdrejti te “Topi i Artë”. A ka ende dyshime? Për mua, asnjë”./Demokracia.com/

Të ngjashme