Lifestyle
Këto funde janë trendi më elegant i këtij dimri, si t’i vishni
Demokracia
23:06 | 18 Nëntor 2022

Share:

Fundet nuk dalin asnjëherë nga moda, sidomos kur bëhet fjalë për ato prej lëkure. Ata janë një pjesë e rëndësishme e garderobës së një gruaje. Kohët e fundit kemi parë një rikthim të fuqishëm duke nisur nga mini fundet shumë të përfolura të Prada-s deri te fundet më me ndikim të viteve ’00.

Mini fundet bënë revolucionin e tyre me ngjyra të ndezura deri te versionet më chic, lino dhe neutrale. Për dimër, bëhuni gati për veshjet që i referohen viteve ’80 si dhe fundet cargo që kombinohen me dollakë. Megjithatë, një stil i veçantë fundesh bën ndryshimin – fundet prej lëkure.

Mund të zgjidhni versionet midi, në nuanca të sofistikuara dhe të kombinuara me loafers elegante ose, akoma më mirë, çizme të larta dhe një pallto të gjatë. Fundi prej lëkure duket më seksi dhe është i përshtatshëm për të gjitha orët e ditës, madje edhe për mëngjes me një pulovër komode.

Të ngjashme