Lajme
Këto 8 vende eksportuan më së shumti armë nëpër botë
Demokracia
09:46 | 24 Mars 2022

Share:

SHBA mbetet vendi me eksportet më të mëdha të armatimeve sipas Institutit Kërkimor për Paqen në Stokholm.

Shitjet nga Amerika përbëjnë 38,6% të shitjeve ndërkombëtare të armëve mes viteve 2017-2021, duke shënuar një rritje në krahasim me periudhën 2012-2016 kur ishte 32.2%.

Gjatë katër viteve të fundit, SHBA ka furnizuar me armë më shumë se 100 vende sipas të dhënave të ‘Statista’.

Rusia mbetet në vend të dytë me 18.6% për periudhën 2017-2021, duke pësuar rënie në krahasim me 2012-2016 kur ishte 24.1%.

Blerësja më e madhe nga Rusia është India, që ndiqet nga Kina, e cila vitet e fundit ka blerë gjithnjë e më pak armë nga Moska.

Blerjet kanë rënë dhe nga Algjeria dhe Egjipti, shkruan Euronews.

Franca vazhdon të rrisë eksportin e armëve, kurse ndikimi i Gjermanisë në tregtinë e armëve është në rënie.

Kina është vendi i katërt në botë, ndjekur nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Koreja e Jugut.

Italia ka si partner kryesor Egjiptin, por në 2021 shitjet janë rritur më shumë në Katar, Turqi dhe Kuvajt.

Në rastin e Koresë së Jugut, shumica e shitjeve janë në Indonezi.

Të ngjashme