Lifestyle
Këto 7 probleme shëndetësore mund të jenë arsyeja pse keni mavijosje në trup
Demokracia
18:25 | 27 Mars 2021

Share:

Çfarë duhet të bëni nëse keni mavijosje në lëkurën tuaj pa ndonjë arsye? Pse ndodh kjo dhe a duhet të shqetësoheni? Nëse keni mavijosje, kjo ndodh sepse kapilarët janë shumë të hollë.  Zbuloni se çfarë e shkakton këtë

1. Diabeti

Gjaku dhe sheqeri janë gjërat e para që vijnë në mendje kur dikush përmend këtë sëmundje. Diabeti ka një ndikim negativ në procesin e qarkullimit të gjakut, kështu që është shumë e lehtë të marrësh mavijosje. Dhe gjithashtu mavijosjet mund të jenë simptomë e kësaj sëmundjeje në një fazë shumë të hershme.

2. Ndryshimet e lidhura me moshën

Një arsye e trishtë, por e natyrshme, sipas mjekëve, është mosha. Ose veshja e kapilarëve. Sistemi vaskular dobësohet me kalimin e moshës dhe indet humbin elasticitetin e tyre.

Ju duhet të vini re se të tilla mavijosje të lidhura me moshën, shfaqen kryesisht në këmbë. Por ato shfaqen për shkak të ndikimit edhe më të dobët që lëkura e re as nuk do ta “vinte re”.

3. Çekuilibri hormonal

Lëkundjet hormonale janë një nga arsyet më të zakonshme të mavijosjeve. Ato mund të shfaqen nëse keni pak estrogjen.

Një situatë e tillë është e mundur nëse po kaloni menopauzë, nëse jeni duke marrë ilaçe hormonale ose nëse jeni shtatzënë. Mungesa e estrogjenit dobëson dukshëm enët e gjakut dhe muret e kapilarëve mund të dëmtohen shumë lehtë.

4. Mungesa e lëndëve ushqyese

Ne sigurohemi që fëmijët tanë të marrin shumë vitamina, por shpesh harrojmë për veten tonë. Disa mavijosje të pashpjegueshme mund të jenë një sinjal që trupit i mungojnë elementët e nevojshëm.

-Për shembull, B12 merr pjesë në prodhimin e gjakut, vitamina K është përgjegjëse për mpiksjen, dhe vitamina C luan një rol jetësor në krijimin e indeve të reja. Pa të, ato bëhen shumë të brishta.

-Një tjetër vitaminë shumë e rëndësishme është P. Pa të, prodhimi i kolagjenit është i pamundur, kështu që enët bëhen të holla gjë që çon në përkeqësimin e gjendjes së lëkurës.

-Bilanci i hekurit është shumë i rëndësishëm për trupin. Kur ka mungesë të tij ose shumë, kapilarët përkeqësohen.

Por mos nxitoni për të blerë vitamina kontrolloni më parë mungesën e vitaminave dhe përmirësoni dietën tuaj.

Burimi i vitaminës P është çaji i freskët jeshil, mollët, kungulli dhe hudhra. Vitamina K mund të gjendet në banane, vezë, arra dhe peshq të yndyrshëm. B12 mund të gjendet në mëlçi, peshk, djathë dhe marule.

5. Sëmundjet e gjakut

Sëmundjet e gjakut dhe enëve mund të shkaktojnë mavijosje. Varikoza, Willebrand, trombocitopenia ose leucemia shpesh shkaktohen nga probleme me qarkullimin e gjakut.

Mos e shtyni një vizitë tek mjeku, veçanërisht nëse keni vërejtur simptoma të tjera shqetësuese: dhimbje dhe këmbë të ënjtura, mishrat e gjakosur, pika të vogla kapilarësh në trup ose gjakderdhje nga hunda.

6. Marrja e ilaçeve

Marrja e disa ilaçeve të cilat ndikojnë në gjak mund të çojë në shfaqjen e mavijosjeve të cilat mund të ndryshojnë nga pothuajse inekzistente në ato mjaft serioze. Në shumicën e kohës, ato shkaktohen nga ilaçet kundër depresionit, analgjetikët, ilaçet anti-inflamatore, ilaçet që përmbajnë hekur ose anti-astmatik.

Medikamenti më i zakonshëm që e bën gjakun më të lëngshëm dhe mund të çojë në mavijosje është aspirina.

Nëse keni vënë re një lidhje midis marrjes së ilaçeve dhe inflamacionit në lëkurën tuaj, duhet të vizitoheni tek një mjek. Mund të jetë se do të duhet të ndërprisni marrjen e ilaçit për të shmangur gjakderdhjen e brendshme.

7. Ushtrimet apo ngritja e gjërave të rënda

Ngritja e peshave është një arsye dytësore për mavijosjet. Kjo do të thotë që enët tuaja të gjakut janë tashmë të dobëta dhe aktiviteti fizik jep rezultatin e fundit. Sidoqoftë, shumë aktivitet fizik mund të çojë në dëmtimin edhe të kapilarëve më të shëndetshëm. Për shembull, stërvitja me pesha për të cilën ende nuk jeni gati mund të jetë e rrezikshme.

Edhe fëmijët mund të marrin plagë të tilla pasi çantat e mbingarkuara të shkollës që mezi ngrihen janë mjaft të zakonshme në ditët e sotme.

Besohet se mavijosje të tilla nuk janë shumë të rrezikshme por është një demonstrim i faktit që ju po e teproni.

Simptoma të tjera: shpesh keni etje, plagët shërohen më gjatë, lodheni shpejt, shikimi juaj është i paqartë dhe keni njolla të bardha në lëkurë.

Të ngjashme