Lajme
Këtë vit s’ka “Sunny Hill” në Prishtinë
Demokracia
18:37 | 31 Maj 2023

Share:

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë.

Organizatorët kanë njoftuar se festivali do të mbahet në fillim të gushtit të vitit 2024.

Si arsyetim është dhënë se po e përgatisin një “shtëpi” të re për mbajtjen e tij, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë.

Vitin e kaluar festivali qe shtyrë për shkak të mosmarrëveshjes me Komunën. Komuna nuk ishte pajtuar fillimisht që festivali të mbahej Parkun e Gërmisë, por më pas e kishte lejuar një gjë të tillë.

Të ngjashme