Sport
Këtë fundjavë nis edhe Liga e Parë në futboll, këta janë gjyqtarët e deleguar
Demokracia
15:46 | 26 Gusht 2021

Share:

Kjo fundjavë sjell fillimin edhe të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll e cila pritet të sjellë një kampionat joshës dhe të luftuar shumë për dy vende që dërgojnë në Superligë.

Tashmë Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve ka caktuar edhe arbitrat që do ta ndajën drejtësinë në dy grupet A dhe B, shkruan Demokracia.com.

Në ‘Grupin A’  ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Lirisë së Prizrenit pritet të jetë shumë interesante. Në këtë ballafaqim drejtësinë do ta ndaj gjyqtari Eridon Podvorica me asistentët Visar Kupina dhe Albion Hyseni.

Në ‘Grupin B’ interesant pritet të jetë dueli mes Arbërisë dhe Flamurtarit aty ku ‘bilbili’ kryesor i është besuar Isak Ceroviku me asistentët Fisnik Rama dhe Kastriot Peci. /Demokracia.com

 

 

 

 

Të ngjashme