Lajme
“Këta nuk janë deputetë ende…” – Kryeziu befason me deklaratën për deputetët e zgjedhur
Demokracia
18:47 | 12 Maj 2025

Share:

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu tha se deputet e betuar nuk janë ende deputetë.

“Këta deputetë janë në tentativë nuk janë deputetë, nuk kanë detyrë efektive, e merr kur konstituohet Parlamenti. Nuk janë legjitimë derisa të konstituohet Kuvendi”, tha Kryeziu.

Ai ndër tjerash ka përmendur edhe “presionin për presidenten Osmani”, e cila sipas tij ka të drejtë të bëj kërkesë në Gjykatën Kushtetuese nëse gjatë procedurave është shkelur Kushtetuta.

“Gjykatë Kushtetuese mund të dërgojnë kërkesë vetëm palët e autorizuara me ligj, partitë politike tek ne nuk kanë të drejtë, të drejtë kanë grupet parlamentare dhe deputetët”, tha ai.

“E kam cekë disa herë dhe i kam bërë edhe presion publik te presidentja e cila e ka një të drejtë të pashfrytëzume që të bëj një kërkesë në Gjykatë Kushtetuese, që ta pyes që gjatë procedurave a është shkelë ndonjëherë Kushtetuta”, tha tutje Kadriu në emisionin “DPT te Fidani”.

Të ngjashme