Sport
Këta janë tifozët më pesimist të Realit: Ata u larguan nga stadiumi në minutën e 80-të, u penduan në fund
Demokracia
10:21 | 05 Maj 2022

Share:

Lojtarët e Real Madridit përgatitën një spektakël të vërtetë për tifozët e tyre në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, por jo të gjithë mundën të merrnin pjesë në momentet e festës së madhe – edhe pse kishin bileta për ndeshjen dhe ishin në tribuna!

Arsyeja, raporton “Marca”, është se një pjesë e caktuar e tifozëve vendosën të largohen nga stadiumi në minutën e 80-të, në momentet kur City po avanconte 0:1, kështu që nuk panë një kthesë të pabesueshme dhe dy gola brenda dy minutave në fund të takimit, transmeton Demokracia.com.

Por ata u penduan më pas, sepse politika e klubit është e tillë që tifozët që largohen një herë nga stadiumi nuk mund të kthehen më brenda. Disa do të thonë se është e drejtë, sepse nuk besuan te skuadra që arriti golin e tretë në shtesë, që i siguroi një vend në finale.


Kujtojmë, City avanconte që në minutën e 73-të me golin e Riyad Marez, po ashtu kishte një avantazh minimal nga ndeshja e parë (4:3), por Rodrigo e eliminoi në shtesë me dy gola. Më pas Karim Benzema në minutën e 95-të nga pika e bardhë.

Real Madridi në finale do të përballet me Liverpoolin në Paris./Demokracia.com/

Të ngjashme