Lajme
Këta janë të rinjtë nga Kosova që rrahën “live” në TikTok ekstremistin Luigj Marku
Demokracia
14:50 | 08 Gusht 2022

Share:

Para pak ditësh është rrahur Luigj Marku, i njohur në rrjetin social “TikTok” për thirrje ekstremiste.

Ai ishte “LIVE” në këtë rrjet sociale, kur papritmas u rrah nga disa persona e që sipas informacioneve për “JOQ Albania” është zbuluar identiteti i dy të rinjve shqiptarë.

Bëhet fjalë për dy të rinj nga Kosova të cilët kanë gjurmuar Markun në kohën kur ka dalë live në llogarinë e tij në TikTok dhe e kanë dhunuar.

Të njëjtat burime konfirmojnë se bëhet fjalë për bandën e një shqiptari nga Kosova të quajtur Fitim.

”Fitimi nga Kosova ishte futur me këta live, Gashi quhet ky mjekroshi, se këta janë si band kanë gjithë ato miliona, i shpenzojnë kot dhe i kishin ber be qe do ta kapnin”.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në një park të Dublinit, teksa ekstremisti shante myslimanët Live. Rikujtojmë se Marku është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Të ngjashme