ShowBiz
Këta janë rreshtat e këngës që i dedikohen Borës nga Donaldi
Demokracia
18:03 | 15 Prill 2022

Share:

Donald Veshaj, Rome Veshaj dhe Elgit Doda kanë publikuar bashkëpunimin më të ri të titulluar “Picasso”.

Edhe përmes kësaj kënge, Donaldi i ka kushtuar disa fjalë ish-të dashurës së tij, Bora Zemani me të cilën po dëshiron që të ribashkohet.

“Ma tha truni për me të puth, ma tha truni për me të hup, ma tha truni për me të lut, ma tha truni për me vujt”, thotë Donaldi në këngën e tij më të re.

Sa ishte pjesë e Big Brother, Donaldi dhe Bora janë takur, ku ai i dha edhe një puthje asaj.

Më pas ai e la Borën për t’u lidhur me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Por as lidhja me të nuk i shkoi gjatë.

Pas përfundimit të Big Brother ai u nda me këngëtaren.

E së fundmi ai përmes një shkrimi tha se po synon ribashkimin me Boren.

Të ngjashme