Sport
Këta janë menaxherët më të paguar në Premier League
Demokracia
15:53 | 03 Nëntor 2021

Share:

Premierliga ka kohë që ka marrë primatin sa i përket investimeve që bënë. Futbollistët atje marrin një pagë marramendëse që në kampionate e tjera është vështirë të realizohet, shkruan Demokracia.com.

Përveç lojtarëve, atje edhe trajnerët gëzojnë paga shumë të larta, derisa së fundmi listës së më të paguarve i është shtuar edhe trajneri italian , Antonio Conte i cili u zyrtarizua dje tek Tottenhami.

Pep Guardiola i Manchester Cityt kryeson listën e menaxherëve më të paguar në ligë. Paga e tij është e frikshme për një trajner, plot 20 milionë funte në vit (23.5 milionë euro).

Antonio Conte tani është i dyti në këtë listë, bashkë me Jurgen Kloppin e Liverpoolit. Të dy marrin nga 15 milionë funte në vit (17.5 milionë euro).

Më poshtë gjeni trajnerët më të paguar në Premier League:

  1. Pep Guardiola (Man City): 20 milionë funte
  2. Antonio Conte (Tottenham): 15 milionë funte
  3. Jurgen Klopp (Liverpool): 15 milionë funte
  4. Brendan Rodgers (Leicester): 10 milionë funte
  5. Marcelo Bielsa (Leeds): 8 milionë funte
  6. Ole Gunnar Solskjaer (Man Utd): 7.5 milionë funte
  7. Rafa Benitez (Everton): 7 milionë funte
  8. Thomas Tuchel (Chelsea): 7 milionë funte. /Demokracia.com

Të ngjashme