Sport
Këta janë katër gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës
Demokracia
16:07 | 18 Mars 2021

Share:

Me dy ndeshjet që janë zhvilluar sot në Mitrovicë e Istog janë kompletuar katër gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Prishtina e Dukagjini siguruan dje gjysmëfinale kur e mposhtën Feronikelin përkatësihst Drenicës, ndërsa sot këtë epitet e arritën Llapi e Istogu.

Skuadra e Llapit triumfoi ndaj Trepçës ’89 me rezultat 1:2 në sfidën e lujatur në Mitrovicë, ndërsa Istogu eliminoi A&N pas ekzekutimit të penalltive pasi ndeshja  elujatur në fushë nuk dha fitues duke u mbyllur me rezultat 1:1.

Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet në javën e ardhshme. Në gjysmëfinale luhen dy ndeshje, vajtje-ardhje, dhe ato do të zhvillohen në muajin prill. /Demokracia.com

Të ngjashme