Drejtuesit e Organizatës Botërore të Futbollit (FIFA) kanë publikuar listën e arbitrave ndërkombëtarë për vitin 2022, shkruan Demokracia.com.
Nga Kosova në këtë listë janë gjithsejtë 10 gjyqtarë, tre kryesorë dhe 7 anësorë.
Genc Nuza, Besfort Kasumi dhe Visar Kastrati janë gjyqtarët kryesorë ndërsa ndihmës janë: Fatlum Berisha, Granit Hyseni, Besnik Morina, Lumturie Muhadri, Fatmir Sekiraqa, Bujar Selimaj dhe Edmond Zeqiri.
Duke e parë performancën e mirë të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare në vitin që lamë pas, këtë vit pritet që atyre t’iu besohen ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare. /Demokracia.com