Lajme
Këta janë dy nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve
Demokracia
12:23 | 22 Mars 2021

Share:

Slavko Simiq nga Lista Serbe dhe Bekim Arifi nga komunitetet jo serbe janë zgjedhur nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga partitë e komuniteteve jo shumicë.

Me 91 për 6 kundër dhe 10 abstenime janë zgjedhur këta dy nën kryetarë nga komunitetet jo shumicë, shkruan Demokracia.com.

Kujtojmë se tre nënkryetarët e tjerë janë Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK.

Këta tre nënkryetar janë zgjedhur me 107 vota për, 6 kundër dhe asnjë abstenim./Demokracia.com/

Të ngjashme