Lajme
Këta janë disa prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, Policia në kërkim të tyre
Demokracia
09:01 | 21 Prill 2022

Share:

Dhjetëra persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për vepra të ndryshme kriminale.

Fotografitë e personave që janë në kërkim policor janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.

Demokracia.com ka kërkuar nga policia numrin dhe emrat e personave që janë shpallur në kërkim dhe që për arrestimin e tyre është kërkuar bashkëpunimi i qytetarëve të Kosovës.

“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë qe ne uebfaqen e Policisë së Kosovës dhe Facebook-un zyrtar ne bëjmë publikimin e vazhdueshëm të personave në kërkim duke bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë. Prandaj, luteni që të ju referoheni këtyre adresave”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Policisë së Kosovës për Demokracia.com.

Ata, po ashtu, kanë bërë të ditur se ekziston bashkëpunim i vazhdueshëm me të gjitha autoritetet vendore dhe ndërkombëtare.

Në ueb faqen e Policisë së Kosovës figurojnë 30 persona në kërkim.

Elton Arifaj 

Më 4 shkurt, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është:  ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë.
I dënuari është i kërkuar për veprën penale:  1- (një) rast për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”. I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Prishtinë.

Në kërkim është edhe një person i paidentifikuar. Ai kërkohet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për veprën lëndim i lehtë trupor.

Në kërkim është u shpallur edhe Edon Bytyqi. Ai po kërkohet për veprat blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Po ashtu, në kërkim është shpallur edhe Fatos Hoxha. Ai po kërkohet për një sërë vjedhjesh. Sipas Policisë ndaj tij janë aktive rreth 30 urdhërarreste të lëshuara nga organet kompetente.
Nga Policia po kërkohet edhe Faton Spahiu. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan: vjedhje të rëndë, armëmbajtje pa leje
dhe posedim të substancave narkotike dhe për vepra të tjera penale.
Për veprat shpërdorim i pasurisë së huaj dhe mashtrim po kërkohet edhe Anton Bajramaj.
Në kërkim është Aron (Halit) Rexhaj. Ai po kërkohet për veprën penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
Për veprën grabitje në tentativë është në kërkim edhe Egzon Shaqiri, shkruan Demokracia.com.
Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon për ndriçimin e gjendjes faktike rreth dyshimeve për veprën penale të “Mashtrimit”, nga neni-323 i KPRK-së me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes dhe marrjes së informacioneve me interes të veçantë për hetimet kërkon nga publiku i gjerë që çfarëdo informacioni që ka në lidhje me të dyshuarin Rexhep Sinani, 63 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, të njoftoj policinë në çfarëdo formë të mundshme.
Për veprën dhunim po kërkohet edhe Sadat Fejzi.

Branislav Rakic

Në kërkim sipas webfaqes së Policisë është edhe Ratmoir Bozovic.
Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon për ndriçimin e gjendjes faktike rreth dyshimeve për rastin e veprës penale të “Falsifikimit të Parasë” nga neni-296 i KPRK-së, të ndodhur në fshatin Tërstenik, komuna e Drenasit, kërkon nga publiku i gjerë kontributin e tyre me çfarëdo informacioni që ka, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarit të implikuar në rast.
Po ashtu, në kërkim është edhe Ridvan Ademi, i cili është i dyshuar për disa grabitje.

Po ashtu, në kërkim është edhe Dusan (Dragoljub) Jovanovic.

Për disa grabitje kërkohet edhe Leutrim Latifi.
Në kërkim nga Policia është edhe Kastriot Shala. /Demokracia.com/
 

Të ngjashme