Lajme
Këta janë deputetët që do t’i shohim për herë të parë në Kuvend
Demokracia
15:21 | 22 Mars 2021

Share:

Sot janë betuar deputetët e rinj në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës,  në të cilën u zgjodh kryesia e Kuvendit, në krye me Glauk Konjufcën.

Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës u zgjodhën Saranda Bogujevci, nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në listën e deputetëve, të cilët dhanë betimin në Kuvend pati edhe nga ata që për herë të parë do ta ushtrojnë këtë detyrë.

Demokracia.com ju sjell listën e deputetëve, të cilët do të kenë pozitën e deputetit për herë të parë në Kuvendin e Kosovës:

Lëvizja Vetëvendosje – LVV

Avni Dehari

Armend Muja

Shqipe Mehmeti Selimi

Gazmend Gjyshinca

Fitim Haziri

Alban Hyseni

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

Nijazi Isaku

Gani Krasniqi

Arjeta Fejza

Jetmire Vrenezi

Arjeta Rexhepi

Ardian Gola

Adnan Rrustemi

Partia Demokratike e Kosovës – PDK

Ardian Kastrati

Adelina Grainca

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK

Albana Bytyqi

Shemsedin Dreshaj.

Ndërkaq nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe komuniteteve joshumicë nuk ka ndonjë deputet të ri në këtë legjislaturë./Demokracia/

 

Të ngjashme