Lajme
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
Demokracia
13:32 | 04 Mars 2021
Ilustrim

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e tyre me 49.95 për qind.

Tashmë edhe zyrtarisht Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 14 shkurt.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të që të marrë 438 mijë e 334 mijë vota apo  49.95 për qind, raporton Demokracia.com.

Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 148 mijë e 296 vota apo 16.9 për qind, LKD ka marrë 110 mijë e 978 vota apo 12.64 për qind, AAK 62 mijë e 111 vota apo 7.078 për qind ndërkaq Lista Serbe ka marrë 44 mijë e 404 vota apo 5.06 për qind.

Bazuar në këto rezultate, LVV-ja në Kuvendin e ri të Kosovës do t’i ketë 58 ulëse, PDK-ja do të ketë 19 deputetë, LDK-ja 15, AAK-ja do të përfaqësohet nga tetë (8) deputetë.

Ndërsa partitë e komuniteteve joshumicë do t’i kenë 20 ulëse në kuvend.

Sipas KQZ-së, Lista Serbe do t’i ketë 10 deputetë, KDTP-ja dy, RI-ja  po ashtu deputetë. Ndërkaq nga një deputet do ta ketë UZ-AH, Koalicija Vakat, IRDK-ja, NDS-ja, JGP-ja dhe PAI.

Demokracia.com më poshtë ju sjell listën e plotë me emra dhe vota të secilit deputet të ri të Kuvendit të Kosovës. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Nga 120 ulëse në Parlament, 44 prej tyre i fituan gratë

Të ngjashme