Lajme
Këta janë 10 të maskuarit që u arrestuan të dielën në Prishtinë, në mesin e tyre edhe këngëtar
Demokracia
10:42 | 15 Gusht 2022

Share:

Albin Ajeti, një 20-vjeçar që po xhironte video-klipin e një kënge të tij, u arrestua bashkë me nëntë persona të tjerë në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës të dielën.

Arrestimi i këngëtarit të ri nga Prishtina dhe nëntë të tjerëve ndodhi për shkak të maskave që dhjetë të arrestuarit kishin vendosur në kokat e tyre.

Përpos që ishin të maskuar, këngëtari i ri dhe nëntë pjesëmarrësit në video-klipin që po xhirohej, parakaluan me dy qen nëpër sheshet e kryeqytetit.

Ata u arrestuan, por Prokuroria e Prishtinës i liroi në mungesë të elementeve të veprës penale ndaj të arrestuarve.

“Sipas prokurorit, nuk ka pasur elemente për vepër dhe vetëm ka udhëzuar që të gjithëve këtyre personave të ju shqiptohet fletëparaqitje për kundërvajtje për sjellje arrogante”, thuhet në një raport të Policisë, të cilin e posedon Paparaci.

Ndaj të arrestuarve, Policia ka lëshuar fletëparaqitje për kundërvajtje për sjellje arrogante në publik.

Emrat e dhjetë të arrestuarve të dielën:

Albin Ajeti, këngëtar

Krenar Mehmeti

Alban Mehmeti

Nderim Mustafa

Ardit Ajeti

Burim Ajeti

Avni Dibrani

Vigjilent Selimi

Dimal Haziri

Atdhe Berisha

Të ngjashme