Lajme
Këta deputetë do ta zëvendësojnë Kica-Xhelilin në komisione parlamentare
Demokracia
11:52 | 15 Shtator 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimet e grupeve parlamentare për të zëvendësuar anëtarët e tyre.

Grupi Parlamentar i VV-së ka propozuar që deputeti Valon Ramadani të emërohet në vend të ish-kryetares Doarsa Kica-Xhelilit, ndërsa për anëtar të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike është propozuar Arbëresha Hyseni- Kryeziu.

Gjithashtu, Saranda Bogujevci është propozuar në vend të Kica- Xhelilit që ishte si anëtare në Komisionin për Legjislacion.

Të gjitha këto propozime janë miratuar me 63 vota për dhe asnjë kundër.

Para disa ditësh, Kica ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga pozita e kryetares së Komisionit për Administratë Publike.

“Unë personalisht e kam ofruar edhe zyrën time në Kuvendin e Kosovës meqenëse unë kam kryesuar Komisionin për Administratë Publike dhe tani do të jap dorëheqje nga i njëjti. Por kam pasur zyrën në kuvend dhe kam ofruar edhe t’i kopjojë çelësat e zyrës që si Guxo të takohemi dhe si të qëndrojmë si iniciativë politike”, tha Kica-Xhelili për Klanin.

Të ngjashme