Lajme
Kështu vidhen gati gjysmë milioni euro nga taksa e Rrugës së Kombit në kursin e këmbimit
Demokracia
10:32 | 30 Qershor 2022

Share:

Gazetari nga Shqipëria, Emirjon Senja ka shkruar për një shqetësim të cilin e ka ndarë me publikun në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, kompania koncensionare për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, po ia vjedhë shqiptarëve deri në 460 milion lekë në vit, vetëm prej kursit të këmbimit.

“Pavarësisht si shkon kursi i këmbimit te lekut me euron, kompania Albanian Highëay Concession ne pronësi te Salillari shpk dhe Kastrati Group mban një kurs fiks për ata qe duan ta paguajnë ne lek tarifën te trau. Nëse shkon me euro do te paguash 5 euro, por nëse shkon me leke tarifa është fiks 660 leke (!) me një kurs kembimi 132 leke për 1 euro. Sipas kontratës, ky kurs është caktuar ne momentin e fillimit te mbledhjes se tarifës edhe pse shqiptaret kane te paktën 3 vjet e gjysme qe nuk u duhet te paguajnë 132 leke për te blere 1 euro”, ka shkruar Senja.

Tutje ai thotë se me kursin aktual çdo veturë do të duhej të paguante 600 lekë dhe asnjë kokërr më shumë.

“Me kursin aktual çdo autoveturë do te duhej te paguante 600 leke dhe asnjë kokërr me shume. Diferenca është 60 leke. Kjo është një shume qe na merret abuzivisht sa here i afrohemi traut me leke dhe jo euro”.

Postimi i plotë:

Kompania koncensionare per mirembajtjen e Rruges se Kombit u vjedh shqiptareve deri ne 460 milion leke ne vit VETEM prej kursit te kembimit

Pavaresisht si shkon kursi i kembimit te lekut me euron, kompania Albanian Highway Concession ne pronesi te Salillari shpk dhe Kastrati Group mban nje kurs fiks per ata qe duan ta paguajne ne lek tarifen te trau. Nese shkon me euro do te paguash 5 euro, por nese shkon me leke tarifa eshte fiks 660 leke (!) me nje kurs kembimi 132 leke per 1 euro.

Sipas kontrates, ky kurs eshte caktuar ne momentin e fillimit te mbledhjes se tarifes edhe pse shqiptaret kane te pakten 3 vjet e gjysme qe nuk u duhet te paguajne 132 leke per te blere 1 euro.

Me kursin aktual cdo autoveture do te duhej te paguante 600 leke dhe asnje kokerr me shume.

Diferenca eshte 60 leke.

Kjo eshte nje shume qe na merret abuzivisht sa here i afrohemi traut me leke dhe jo euro.

Llogaria

60 leke per autoveture dikujt mund t’i duken pak (imagjino kamionet dhe autobuset), por perllogaritet qe ne Rrugen e Kombit te kalojne mesatarisht 4 200 mjete ne dite (Studimi qe u be para dhenies se koncensionit te mirembajtjes).

Marrim te mireqene qe gjysma e tyre jane mjete qe vijne nga Kosova ne Shqiperi dhe normalisht paguajne me euro duke mos u goditur nga kursi i cmendur i traut, nderkohe gjysma tjeter ( 2 100 mjete) qe nisen nga Shqiperia ne Kosove dhe rrjedhimisht paguajne ne leke ku trau ua shet sa frengu pulen euron.

Sipas nje perllogaritjeje te thjesht, duke marre te mireqene se te gjitha jane autovetura nderkohe qe ka edhe kamione apo autobuse qe paguajne me teper, vetem nga kjo diference e cmendur ne kursin e kembimit, perdoruesve te kesaj rruge qe nisen nga Shqiperia per ne Kosove u merren abuzivisht 126 000 leke ne dite ose deri 45 990 000 leke (te reja) ne vit ne varesi te kursit te kembimit.

Keto jane leke kot, ose thele mbi bisht, krahas te ardhurave te majme nga tarifa normale, se kompanise nuk ia terheq njeri veshin.

Na kane kthyer ne pagues tarifash, faturash, gjobash e kredish te bindur pa asnje te drejte. Nese ky nuk eshte sundim oligarkesh çfare eshte tjeter?

Të ngjashme