Sport
Kështu u prit Kombëtarja e Kosovës nga “Dardanët” mbrëmë
Demokracia
10:58 | 03 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll dje shënoi fitore në udhëtim 0:3 ndaj Qipros dhe e nisi me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Valon Berisha dhe Edon Zhegrova shënuan për t’i dhënë fitoren ekipit kombëtar.

Ndërsa, ekipi i Kosovës arriti mbrëmë pas mesnate në Kosovë, teksa u pritën në mënyrë fantastike nga tifo grupi “Dardanët”.

“Ne jemi këtu në çdo kohë për ta dëshmuar afërsinë, mbështetjen dhe besnikërinë ndaj kombëtares. Nuk ka ditë apo natë që na lë larg saj”, thuhej në positimin e tyre.

Kosova i zhvillon edhe tri ndeshje tjera gjatë qershorit, ku do të përballet dy herë me Greqinë dhe një herë me Irlandën Veriore.

Të ngjashme