Lajme
Kështu u dha lajmi për vdekjen e Adem Jasharit më 7 mars 1998
Demokracia
11:40 | 07 Mars 2021

Share:

Lajmi për vrasjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, ishte raportuar në pothuajse në të gjitha mediat botërore.

23 vite më parë më 7 mars 1998, nëpërmjet televizionit shqiptar (RTSH) u dha lajmi për vdekjen e Adem Jasharit dhe familjes së tij, shkruan Demokracia.com.

Përmes lajmeve qendrore në RTSH, moderatorit nga Shqipëria, Asllan Bajrami, ishte ai që dha lajmin për vdekjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Sot në Kosovë kanë lindur 1000 Adem Jashara. Sot secili prej nesh është Adem Jashari, çdokush që mendon që ai nuk ekziston mashtrohet rëndë. Liri dhe dritë në përjetësinë e Legjendës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LAVDI!”, ishin fjalët e Bajramit gjatë raportimit për vdekjen e Adem Jashari.

Kujtojmë se në orët e hershme të mëngjesit të 5 marsit 1998, në Prekaz u sulmua familja Jashari nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar diku me rreth 7 mijë deri 8 mijë trupa jugosllavë. Sulmi zgjati 3 ditë dhe 2 netë./Demokracia.com/

VIDEO KËTU

Të ngjashme