Kuriozitete
Kështu trajnohen truprojat që kujdesen për politikanët, këngëtarët, sportistët e biznesmenët
Demokracia
21:57 | 15 Mars 2021

Share:

Truproje konsiderohet si një prej profesioneve me rrezikshmërinë më të lartë, kjo për faktin se ata 24 orë duhet të jenë në dispozicion nëse e kërkon puna.

Ata lëre që kujdesen për sigurinë e tjerëve, por duhet të jenë të aftë ta ruajnë edhe veten nga çfarëdo sulmi që u kanoset – sepse mungesa e tyre do të thotë “vdekje” për ata që i ruajnë.

Përveç ushtrimeve fizike, duhet të jenë të koncentruar kur janë në punë dhe të mos u ikë as një detaj që ata e konsiderojnë se mund të përbëjë rrezik.

Jemi mësuar t’i shohim nëpër filma dhe tubime politike sesi truprojat kujdesen për sigurinë e personave me peshë, por si ushtrohen dhe cilat janë kriteret për t’u bërë pjesë e kompanive që ofrojnë sigurim fizik – e tregon më së miri videoja e publikuar më poshtë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Global Threat Solutions, anëtarët e të cilës kanë ruajtur figura si Kamala Harris, Joe Biden dhe Barack Obama, tregojnë në detaje një ditë të tyre të zakonshme – e në veçanti në poligon ku ushtrojnë që të jenë sa më të përgatitur./Telegrafi/

https://www.facebook.com/20446254070/videos/846660725738569

Të ngjashme
Kuriozitete • 19 Maj 2024
Kuriozitete • 17 Maj 2024