Lajme
Kështu pritet të duket monumenti i “New Born” nga java e ardhshme
Demokracia
14:23 | 13 Shkurt 2021

Share:

Kreatori i  “New Born” në Prishtinë, Fisnik Ismaili, ka treguar se si do të duket ky monument nga java e ardhshme.

Ismaili përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, ka bashkëngjitur edhe disa fotografi që tregojnë se si do të duket monumenti “New Born”, i cili ndryshon pamje në çdo përvjetor të pavarësisë së Kosovës.

“Ky proces pastaj do të vazhdojë edhe të hënën e marten më datat 15 dhe 16, ku do të dalim që t’ua mundësojmë qytetarëve të ngjyrosin shuplakët dhe t’i vendosin në monument, si shenjë respekti, dashurie dhe përkrahje për luftën tonë, që në fund Monumenti NEWBORN të ketë pamje të uniformës së ushtrisë, të krijuar nga duart e vetë qytetarëve.”, ka shkruar mes tjerash Ismaili, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

E PRUMË PAQEN BASHKË – NEWBORN 13

Në një kohë kur po na cenohet dinjiteti dhe lufta e pastër si asnjëherë më parë, është momenti i fundit që të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’i tregojmë botës se paqen e prumë të gjithë ne, me shumë sakrificë.

Ishte lufta ajo që i ndryshoi të gjitha, që ne sot të jetojmë të lirë. E paguam dikur me çmim të shtrenjtë, prandaj sot e konsiderojmë të shenjtë.

Sivjet duhet të bëhemi të gjithë prapë bashkë, t’i tregojmë botës, sikur në ditën kur u shpall pavarësia kur të gjithë e lamë nga një shenjë, se jemi të njëzëshëm për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që dhanë jetën, që ne të jetojmë në paqe.

Prandaj, nga nesër i ftojmë të gjithë qytetarët që në ditën e dashurisë, më 14 shkurt, që koincidon me ditën e zgjedhjeve, pasi të kenë votuar, që të dalin para monumentit NEËBORN dhe t’a ngjyrosin shuplakën me njërën nga ngjyrat e ushtrisë dhe ta vendosin në monument.

Ky proces pastaj do të vazhdojë edhe të hënën e marten më datat 15 dhe 16, ku do të dalim që t’ua mundësojmë qytetarëve të ngjyrosin shuplakët dhe t’i vendosin në monument, si shenjë respekti, dashurie dhe përkrahje për luftën tonë, që në fund Monumenti NEWBORN të ketë pamje të uniformës së ushtrisë, të krijuar nga duart e vetë qytetarëve./Demokracia.com/

E PRUMË PAQEN BASHKË – NEWBORN 13 ?️

Në një kohë kur po na cenohet dinjiteti dhe lufta e pastër si asnjëherë më parë,…

Posted by Fisnik Ismaili on Saturday, February 13, 2021

Të ngjashme