Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në stadiumin “Fadil Vokrri” një ditë para ndeshjes me Suedinë.
“Dardanët” do ta zhvillojnë nesër ndeshjen ndaj Suedisë në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Tashmë, Kosova ka zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” ku do ta kryejë stërvitjen e fundit para ndeshjes.
Në një video që ka siguruar Demokracia.com, shihen disa tifozë duke i pritur futbollistët në momentin kur ata arrijnë në stadium.
Ndryshe, ndeshja e nesërme nis nga ora 20:45. /Demokracia.com
https://twitter.com/KosovoMagazine/status/1375872015962345476