Infektolgu Salih Ahmeti në muajin prill është pensionuar. Puna e tij është vlerësuar lartë nga studentët dhe qytetarët.
Kontribut të madh doktori dha sidomos së fundi kur e gjithë bota po përballej me pandeminë.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ai ishte nga mjekët që u kujdes për pacientët me Covid-19.
Për të uruar profesorin në qytet janë vendosur edhe billborde me fotografinë e tij.
“Faleminderit Dok, urime pensionimi”, shkruhet aty.