Edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti duket shumë i kënaqur me kalimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili në LDK.
Hoti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar vetëm “LDK”, kështu duke lënë të kuptohet se ka mirëpritur ardhjen e deputetes Doarsa Kica-Xhelili në këtë parti.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e prezantoi sot zyrtarisht Doarsa Kicën si anëtaren më të re të LDK-së.
Kica ishte në grupin parlamentar të LVV-së nga radhët e Listës Guxo.