Sport
Kështu e vlerëson klubi turk përforcimin e ri, Valmir Veliun
Demokracia
15:33 | 26 Qershor 2022

Share:

Valmir Veliu është larguar zyrtarisht nga Llapi për ta vazhduar karrierën në Superligën e Turqisë, përkatësisht në klubin e Gaziantep.

Gaziantep njoftoi zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me Llapin dhe lojtarin për transferimin e yllit kosovar të futbollit, Valmir Veliun.

Përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare, Gaziantep ka vlerësuar transferimin e Veliut në skuadër.

ZYRTARE: Valmir Veliu largohet nga Llapi, karrierën e vazhdon te skuadra turke

Veliu është përmendur në komunikatë nga klubi i ri si futbollist me shpejtësi dhe aftësitë superiore në driblim.

Klubi turk gjithashtu ka shkruar se Veliu është në mesin e lojtarëve më premtues në Kosovë.

“Kush është Valmir Veliu? I lindur më 4 qershor 2000 në Kosovë, Valmiri e filloi karrierën e tij futbollistike në Sadiku, një nga skuadrat e vendit të tij. Duke luajtur në krahët e zonës sulmuese, Valmiri 1.77 cm i gjatë, arriti të bënte emër në një kohë të shkurtër me shpejtësinë dhe aftësinë e tij superiore në driblim. Veliu, i cili shfaqet në mesin e lojtarëve më premtues të vendit të tij, Kosovës, ka arritur të veshë edhe uniformën e Kombëtares së Kosovës. Veçanërisht duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij sezonin e kaluar, Veliu shënoi 11 gola dhe asistoi 16 herë në 39 ndeshje zyrtare. Valmir Veliu do të djersitet për suksesin e stemës sonë për tre sezonet e ardhshme”, thuhet në komunikatën e Gaziantep, shkruan Demokracia.com.

Valmir Veliu iu bashkua Llapit në vitin 2018, ndërsa konsiderohet si një nga talentët më premtues kosovarë.

Futbollisti gjithashtu është pjesë edhe e Kombëtares U21 të Kosovës.

Valmir Veliu me fanellën e Llapit ka fituar tre trofe. Ai triumfoi dy herë në Kupën e Kosovës dhe njëherë në Superkupën e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme