Ka nisur ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Lituanisë, shkruan Demokracia.com.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” janë nikoqirë të Lituanisë.
Para fillimit të ndeshjes, u intonuan himet e të dyja shteteve në stadium.
Ndërkaq, himnin e Kosovës, banka rezervë e “Dardanëve” e përjetuan mjaft mirë.
Kjo ndeshje do t’i paraprijë fillimit të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Pas kësaj ndeshje, Kosova e pret Suedinë më 28 mars, dhe më 31 mars i shkon Spanjës në Sevilla. /Demokracia.com