ShowBiz
“Kështu duket një grua kur shpëton nga një marrëdhënie toksike”, Miley Cyrus u ‘rilind’ pas divorcit teksa gëzon suksesin në ‘Grammy Awards’
Demokracia
23:04 | 07 Shkurt 2024

Share:

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy” të këtij viti, Miley Cyrus ishte në qendër të vëmendjes, duke mahnitur të gjithë me vetëbesimin, buzëqeshjen dhe trupin e saj të formësuar.

Ajo fitoi çmimin “Grammy” në dy kategori “Incizimi muzikor më i mirë i vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”, për hitin e saj të vitit të kaluar “Flowers”, i cili u bë himni definitiv për gratë e lira dhe të lumtura.

Fansat janë të bindur se ajo i kushtoi këtë këngë ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth, shkruan Klix.

Foto: Miley Cyrus/Instagram

Kënga “Flowers” u publikua më 13 janar, në ditëlindjen e Liamit, dhe teksti duket se përmban referenca për lidhjen e tyre të trazuar dhe momente të pakëndshme të çiftit në tapetin e kuq të eventeve të famshme.

Liam shpesh e kufizonte Mileyn gjatë daljeve të tyre të përbashkëta dhe i bënte vërejtje përpara fotografëve për sjelljen e saj.

Foto: Miley Cyrus/Instagram

“Veshja. Trupi. Vetëbesimi. Kështu dukesh kur të shërohesh pas një ndarjeje të tmerrshme”, “Kështu duket dashuria ndaj vetes”, “Patjetër një performancë për të cilën do të flitet gjatë”, “Çdo grua pas daljes nga një marrëdhënie toksike”, janë disa nga komentet nën fotografitë në profilin e saj në Instagram.

Gjithashtu, duke zgjedhur një fustan të artë në klipin e këngës, Miley ka dërguar një mesazh të qartë lidhur me thashethemet se Liam e tradhtoi atë.

Foto: Miley Cyrus/Instagram

Sipas fansave, pothuajse një fustan identik kishte veshur aktorja Jennifer Lawrence në premierën e filmit “The Hunger Games”, në të cilin luajti edhe Liam dhe përflitet se pikërisht gjatë xhirimeve të këtij filmi, ai e tradhtoi Mileyn me Jenniferin.

Megjithatë, tani këngëtarja ka treguar se duket më mirë dhe më e kënaqur se kurrë dhe ka fituar çmimin e parë “Grammy” në karrierën e saj. Shumë fansa i kanë kërkuar gjithashtu që të zbulojë se cilat ushtrime dhe regjim ushqimor e kanë ndihmuar të arrijë një trup kaq të përsosur.

Të ngjashme