Ushtarët e KFOR-it kanë shkuar në Jarinjë sot, për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të situatës, pasi nëpër rrjete sociale është folur për një takim të ekstremistëve matanë kufirit.
Në fotografitë më poshtë të publikuara nga “Mitropol” mund të shihni që KFOR-i ka siguruar kufirin me tela të gjembuar, derisa ushtarët po rrinë afër.
Kujtojmë që sot KFOR-i ka njoftuar se ditët në vijim do t’i nisë stërvitjet ushtarake pranë bazës në Novosellë.
Kështu, KFOR-i synon të përgatitet për të reaguar ndaj krizave. Sipas komunikatës së lëshuar, në këto stërvitje do të përdoren automjete të rënda ushtarake dhe helikopterë.
“Stërvitja synon t’i trajnojë njësitë e KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes në një situatë reagimi ndaj krizave dhe do të konsistojë në një seri simulimesh taktike dhe aktivitete logjistike duke përdorur kolona ushtarake me automjete të rënda inxhinierike dhe helikopterë”, thuhet në njoftim.