Lajme
Kështu duket faqja e Presidencës, pasi Konjufca u zgjodh u.d i Presidentit
Demokracia
15:09 | 22 Mars 2021

Share:

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është mbajtur mëngjesin e së hënës, kryetar i saj u zgjodh Glauk Konjufca.

Me këtë rast, Konjufca është zgjedhur edhe ushtrues detyre i Presidentit, shkruan Demorkacia.com

Pas marrjes së postit të u.d e Presidentit, web-faqja president-ksgov.net e Presidencës ka ndryshuar.

Në web-faqe është shkruar emri i Glauk Konjufcës dhe titulli U.D. President i Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ish-kryeparlamentarja, Vjosa Osmani i ka dorëzuar detyrën e kryetarit të Kuvendit dhe atë të ushtruesit të detyrës së Presidentit, Glauk Konjufcës.

Osmani ka thënë se për të ka qenë nder të jetë në krye të Kuvendit gjatë legjislaturës së shtatë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme