Disa orë pasi aeroplani i fundit amerikan u largua nga Kabuli, duke i dhënë fund luftës së zgjatur në Afganistan, talebanët pushtuan aeroportin e Kabulit.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell telegrafi, udhëheqësit talebanë ecën në pistë, duke shpallur fitoren.
Aeroporti, i cili shërbeu për ditë për evakuimin e aleatëve, ka qenë plotësisht në duart e talebanëve që nga mëngjesi i sotëm, 17 ditë pasi talebanët hynë në Kabul.
https://twitter.com/nabihbulos/status/1432596730281857024
Kjo do të thotë gjithashtu se talebanët tani kanë kontroll të plotë mbi Kabulin.