Lajme
Këshilltarja e Rashiqit për aktivitetin e FSK-së në Mitroivcën e Jugut: Një përshkallëzim i madh
Demokracia
22:27 | 23 Qershor 2023

Share:

Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit Nenad Rashiq, ka reaguar kundër marshit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviq ka thënë se kjo ka ndodhur siç duket pa miratimin e KFOR-it dhe është një përshkallëzim i madh.

Ajo është shprehur se serbët dhe shqiptarët duhet të dinë se të rinjtë e dy vendeve do të humbin jetën nëse ka konflikt.

“FSK në Mirovicën e Jugut, me sa duket pa miratimin e NATO_KFOR-it. Një përshkallëzim i madh. Si shqiptarët ashtu edhe serbët duhet të jenë të vetëdijshëm se të rinjtë tanë do t’i lënë jetët e tyre nëse ka konflikt. NATO nuk do t’i luftojë betejat tona, as nuk kanë mandat për ta bërë këtë.” – ka shkruar ajo.

Të ngjashme