Lajme
Këshilltarja e Kurtit nga Lugina e Preshevës, Ardita Sinani, konfirmon se ajo është në foto me shefin e BIA-s serbe
Demokracia
18:53 | 22 Qershor 2023

Share:

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, ka lëshuar një komunikatë të gjatë në profilin e saj në Facebook, ku ka sqaruar fotografitë me Aleksandar Vulin, aktualisht shef i BIA-s serbe, të cilat fotografi i postoi Shqiprim Arifi, kryetar aktual i Preshevës.

Sinani ka treguar se ku janë realizuar fotografitë.

“Sa për sqarimin e opinionit në Luginë e më gjerë, në fotografitë të cilat i lartëpërmenduri i ka postuar edhe në faqen e tij zyrtare, e vërteta është si në vijim. Në shënimin e ditës së refugjatëve, në kampin e përqëndrimit, unë kam marrë pjesë në cilësinë e kryetares së Komunës së Preshevës, në prezencën edhe të shumë ambasadorëve, e në të cilën ngjarje ka qenë prezent edhe Aleksandar Vulin, atëkohë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ngjarje kjo e vitit 2017 dhe e cila është bërë publike që në ditën që është shënuar dita e refugjatëve, e unë kam qenë e ftuar si kryetare e Komunës, e cila ka investuar në përmirësimin e kushteve të qendrimit në kampin e refugjatëve nga Siria dhe Lindja e Mesme.” , ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka akuzuar Arifin për bashkëpunim me Serbinë, madje e ka cilësuar si “bashkëpunëtor të shkëlqyeshëm” të Beogradit.

“E sa është bashkëpunnëtor i shkëlqyeshëm i Beogradit, Shqiprim Arifi po e dëshmon vet çdo ditë e më shumë. Bashkëpunim nga i cili përmirësimi i gjendjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë nuk ka lëvizur asnjë hap, madje ka shënuar regres. Të vetmin progres nga ky bashkëpunim e kanë qeverisjet autoritare në Beograd dhe të instaluarit dhe “bashkëpunëtorët e shkëlqyeshëm” i sojit të Shqiprimit.”, shtoi ajo.

Të ngjashme