Lajme
Këshilltarja e Kurtit kritikon Escobarin e Lajçakun që s’i takuan përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi
Demokracia
17:12 | 17 Mars 2024

Share:

Ardita Sinani, këshilltare politike në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielën, kritikoi dy top-diplomatët perëndimorë – Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak – që ende nuk i kanë takuar përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi, ndërsa takimet me përfaqësuesit politikë të serbëve kanë qenë në fokus të vizitave të tyre në Kosovë.

“Kjo qasje madje edhe mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët në në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, mbeten të diskriminuar dhe të shtypur”, tha Sinani, duke e cilësuar “kundërproduktive” qasjen aktuale në procesin e dialogut.

Të ngjashme