Lajme
Këshilltari i Zelenskyt: Zbutja e sanksioneve kundër Rusisë është e papranueshme
Demokracia
19:45 | 09 Qershor 2022

Share:

Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur kundër sanksioneve të zbutura të vendosura ndaj Rusisë ndërkohë që lufta vazhdon.

Podolyak në një deklaratë në Twitter, ka shkruar se: “Përpjekjet për të ‘legalizuar’ territoret e pushtuara duhet të marrin një përgjigje të ashpër. Kremlini duhet të kuptojë çmimin e çdo hapi të përgjakshëm”.

Në fillim të kësaj jave, Podolyak u zotua se Kievi do të rimarrë të gjitha tokat aktualisht nën kontrollin rus dhe u kërkoi ukrainasve të jenë të durueshëm.

“Është e qartë se manovrat taktike janë në vazhdim. Ne lëshojmë diçka, marrim diçka prapa.”

Të ngjashme