Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit thotë se ajo e mban numrin dy në listën e LVV-së
Demokracia
22:56 | 02 Shkurt 2021

Share:

Albin Kurti nuk do të mund të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit për shkak të problemeve me ligjin.

Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar broshurën e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt, shkruan Demokracia.com.

Për shkak të problemeve me ligjin, Albin Kurti nuk do të jetë bartës i listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Bekim Kupina, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka thënë se shefja e tij e mban numrin dy në listën Vetëvendosje, kështu sipas tij, ajo nuk është bartëse e listës së këtij subjekti politik.

Postimi i plotë i Kuptinës, pa ndërhyrje:

Zonja Vjosa Osmani në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje e mbanë numrin 2. Ndërkaq kandidat i kësaj Liste për Kryeministër dhe bartës i saj është z. Albin Kurti.

Çfarëdo lajmi tjetër për të bërë sensacion medial është i pavërtetë!. /Demokracia.com/

Zonja Vjosa Osmani në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje e mbanë numrin 2. Ndërkaq kandidat i kësaj Liste për…

Posted by Bekim Kupina on E martë, 2 Shkurt 2021

Të ngjashme