Lajme
Këshilltari i Ministres: Nagavci nuk ka pse të japë dorëheqje për shkelje të Kushtetutës
Demokracia
12:16 | 30 Maj 2022

Share:

Nuk ka asnjë arsye për dorëheqje ministrja Arbërie Nagavci, për rastin në shkollat e Kamenicës. Kështu ka bërë me dije këshilltari i saj ligjor, Valdrin Dervishaj.

I njëjti ka thënë se “Kushtetutën e shkel vetëm Presidenti, ndërsa kontrolli kushtetues i akteve të parlamentit, qeverisë bëhet nga Gjykata. Është proces i natyrshëm. Ne kemi raste të shpeshta kur Gjykata Kushtetuese vlerëson kushtetutshmërinë e vendimeve të institucioneve”.

Dervishaj, ka thënë se për procesin alternativë të mësimit të përshpejtuar në shkollat ku u mbyllën nga reforma e ish kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, u mor pas “kemi konstatuar atëherë që organizimi i mësimit alternative të përshpejtuar është i domosdoshëm dhe kemi nxjerr vendim, pa paragjyku se mund të ketë kontroll kushtetutes i aktit tonë. Po flisnim për 441 fëmijë për tu kthyer në mësim”.

Sipas tij, vendimi nuk ka prodhu pasoja juridike, Gjykata ka kontrollu kushtetutshmërinë, sepse nuk ka pas shkelje të një neni specifik të shprehur në Kushtetutë.

Tutje, Dervishaj në Klan Kosova, foli edhe për Ligjin e teksteve dhe për Ligjin e Akreditimit, të cilat, tha se janë një punë e madhe për Ministrinë, që të përmirësoj cilësinë e arsimit.

Të ngjashme
Lajme • 03 Maj 2024