Lajme
Këshilltari i Kurtit, nipi i dy komunistëve jugosllavë, mobilizon shqiptarët në SHBA kundër Departamentit të Shtetit
Demokracia
22:33 | 08 Qershor 2023

Share:

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare, Besnik Pula, është duke i mobilizuar komunitetin shqiptar në SHBA kundër Departamentit të Shtetit.

Pula që është nip i dy komunistëve gjatë kohës së Jugosllavisë, Fadil Hoxha e Ymer Pula, ka mobilizuar disa pjesëtar të komunitetit shqiptar dhe i kanë kanë dërguar letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken ku kanë kërkuar mbështetjen e Departamentit të Shtetit për Kosovën, shkruan Demokracia.com.

Në këtë letër ata i kanë “sqaruar” Blinkenit se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar ligjin dhe kushtetutshmërinë në pjesën veriore.

Ky komunitet ka kërkuar nga Administrata e Joe Biden që të qëndrojë krah Kosovës ndaj veprimeve agresive të Serbisë dhe ndërhyrjeve të saj në çështjet e brendshme të Prishtinës zyrtare.

“Ju ftojmë Zoti Sekretar, që ta kujtoni dhe njihni se Kosova është një aleat i fort dhe i devotshëm i ShBA-së. Së bashku, ShBA-ja, Kosova dhe partnerët tjerë perëndimorë jo që kanë krijuar vetëm një shtet të pavarur dhe sovran, por edhe një demokraci prijëse në Ballkanin Perëndimor dhe përtej”, thuhet në letër ndër të tjera.

Më tutje në letër theksohet se ndaj Kosovës është bërë presion më i madh sesa ndaj Serbisë.

“Bëjmë thirrje për ndonjë rezolutë për këtë krizë dhe mënjanim politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, që të jetë në linjë me Kushtetutën e Kosovës, propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statutit të Kosovës të Presidentit Ahtisaari dhe dialogun që nuk minon por afirmon sovranitetin e Kosovës. Inkurajojmë fuqishëm ShBA-në për ta mbështetur dialogun që çon në njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, sa më parë që të jetë e mundshme”.

 

Njëri prej iniciatorëve të kësaj letre, Drilon Gashi ka treguar në një koment se letra, e iniciuar nga Besnik Pula, e që sipas tij nuk i përkasin asnjë partie por janë të përkushtuar përgjithmonë ndaj lidhjeve të veçanta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024