Lajme
Këshilltari i Kurtit me postim kundër Asociacionit: S’paguajmë ne për shkëputjen e Serbisë nga Rusia
Demokracia
13:30 | 29 Janar 2023

Share:

Duke evidentuar presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti i ka disa hipoteza rreth qëllimit të kësaj.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, që nis me pyetjen “pse ka më shumë presion në Kosovë për Asociacionin se sa në Serbi për njohjen e pavarësisë së Kosovës?”, Zulfaj del në fund në konstatimin Kosovës po i kërkohet kjo, si çmim për ta paguar për shkëputjen e Beogradit nga Kremlini.

“Vuçiqi po e gënjen perëndimin që mund të shkëputet nga Kremlini. Por edhe nëse kjo është e vërtetë, pse Kosova duhet të paguajë çmim?”, shkroi Zulfaj.

“Shkëputja e Serbisë nga Kremlini (shumë e dyshimtë, gjithsesi) është e mirë për vetë Serbinë, s’ka pse paguajmë ne për këtë”, shton ai.

Të ngjashme