Lajme
Këshilltari i Kurtit i shkon Bahtirit në Mitrovicë: U morëm vesh edhe për kujdes në komunikim
Demokracia
18:40 | 18 Shtator 2021

Share:

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Arbër Zaimi është takuar me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Zaimi ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se me Bahtirin janë marrë vesh edhe për kujdes në komunikim, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Falënderoj Faruk Mujkën që mori përsipër ndërmjetësimin në këtë përballje me Kingun

Hera e parë që Agim Bahtiri garon si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mitrovicën do ta fitojë Agimi, sepse është i vetmi nga garuesit që nuk e lejon vendosjen e kufirit në Ibër, por jemi marrë vesh me të edhe për më shumë punë, programe sociale, dhe kujdes në komunikim. /Demokracia.com/

Të ngjashme