Lajme
Këshilltari i kryeministrit grek: S’e kemi ndërmend ta njohim Kosovën, pavarësisht qëndrimit në KiE
Demokracia
10:37 | 29 Prill 2023

Share:

Greqia nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës, edhe pse javën e kaluar abstenoi gjatë votimit për pranimin e saj në Këshillin e Evropës, deklaroi dje këshilltari për sigurinë kombëtare i kryeministrit, Thanos Dokos, në Forumin Delphi në Greqi.

“Ne menduam se ishte mirë për zbatimin e shtetit të së drejtës dhe për të qetësuar tensionet midis dy palëve”, tha Dokos në një forum ekonomik në qytetin grek të Delphi, raportojnë mediat në Greqi, përcjell Demokracia.com.

Dokos shtoi se Serbia në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ka premtuar se nuk do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe se Athina i është referuar kësaj gjatë votimit në Këshillin e Evropës.

“Ne ende nuk e kemi njohur Kosovën dhe as nuk do ta bëjmë këtë. Mundohemi të jemi sa më konstruktivë”, tha Dokos. /Demokracia.com/

Të ngjashme