Një nga këshilltarët e kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas sulmit ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit, gjatë ditës së sotme në lagjen Dardania në Prishtinë.
Zulfaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, veprimin e PSD-së e quan veprim huligan të neveritshëm dhe me plotë urrejtje, kështu duke “harruar” veprimet e kryeministrit të tanishëm Albin Kurtit i cili kur ishte në opozitë vazhdimisht kishte hedhur gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës.
Postimi i plotë
Të sulmosh ministrin Hekuran Murati në emër të punëtorëve, ditën kur ai lajmëron ndihmë financiare qindra milionë euro për të gjithë punëtorët tregon krizën e thellë të mungesës së parimeve, ideve dhe të kauzës të atyre që e sulmuan.
E kur mungojnë parimet, idetë dhe kauza, ky aksion është asgjë më shumë se një veprim huligan, i neveritshëm dhe me plotë urrejtje.