Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte një nga të parët në rajon që nisi të publikojë çdo javë të arriturat më të mëdha të shtetit brenda asaj kohe.
E duke e kopjuar këtë, nga Qeveria e Kosovës kanë vendosur që të veprojnë njëjtë.
Por në ngjarjet e renditura në publikimin e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Përparim Kryeziu në fakt nuk ka edhe aq të arritura.
Siç duket Kryeziu shumë të arritur e ka konsideruar edhe përurimin e një shkolle të re në fshatin Llugë në Podujevë (e cila kishte qenë në plan), si dhe hapjen e një salle të edukatës fizike në Batllavë (derisa nxënësit nuk janë fare duke mbajtur mësim, shkaku i grevave).
Në kuadër të kësaj Qeveria shumë të rëndësishme e ka konsideruar vizitën e zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe ministres Arbërie Nagavci në Preshevë, ku nuk u pritën as nga i pari i kësaj komune.
Postimi i plotë i Kryeziut:
Pesë nga ngjarjet kryesore të javës:
?Për herë të parë që nga paslufta dhe pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës fillon me patrullimin e rregullt në Liqenin e Ujmanit.
?Policia e Kosovës sekuestron mbi 18 kilogramë drogë kurse Dogana e Kosovës sekuestron rreth 1 ton produkte ushqimore të kontrabanduara.
?Përurohet shkolla e re dhe salla e edukatës fizike në Batllavë dhe vendoset gurthemeli i shkollës së re në fshatit Lluga të Komunës së Besianës.
?Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministrja Nagavci vizitojnë Luginën e Preshevës. Gjatë kësaj vizite u ndanë tekstet mësimore falas për nxënësit e shkollave fillore, në fshatrat Tërnoc të Madh dhe Raincë. Për herë të parë, Qeveria ka mbuluar shpenzimet e teksteve shkollore për 4010 nxënës në të gjitha klasat fillore.
?Kosova fiton rastin në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit për padinë që i ishte bërë shtetit të Kosovës me vlerë të pretenduar rreth 65 milionë euro.