Lajme
Këshilltarët e Scholzit dhe Macronit zbarkojnë në Kosovë pas disa ditësh, pritet t’iu bashkohet Escobar
Demokracia
22:52 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka deklaruar se këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plettner dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Emmanuel Beaune, do të zbarkojnë në Prishtinë.

Vizita e tyre në Kosovë sipas Osmanit, do të zhvillohet kah pjesa parë e muajit tjetër.

Pjesë e takimit pritet të jetë edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escboar.

Qëllimi i tyre është intensifikimi i dialogut dhe të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk na kanë thënë dilni nga kushtetuta. Po besoj që në pjesën e parë të janarit do të vinë në Kosovë. Besoj që në atë takim do t’iu bashkohet edhe emisari i ShBA-së”, shtoi ajo në Klan Kosova.

 

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024