Lajme
Këshilltar i Kurtit e tepron me servilitet: I del në mbrojtje fuqishëm Kusari-Lilës
Demokracia
09:53 | 13 Korrik 2023

Share:

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti ka reaguar pas përgjimeve të Shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq. 

Në postimi e tij në Facebook, ai e ka tepruar pak me serviltet. I ka dalur egër në mbrojtje shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës.

E ka akuzuar gazetarin Berat Buzhala, e ka hedhur teori krejt në ajër.

Postimi i plotë:

Përgjim i porositur, me interpretim udhëzues nga një shërbëtor i devotshëm.

Në këtë pjesën e dytë të përgjimit të porositur i cili u publikua dje me interpretim udhëzues nga një shërbëtor i devotshëm, Mimoza qartazi e tregon arsyen e takimit me Simiq e që është në kuadër të mandatit dhe detyrës së saj si kryetare e grupit parlamentar të shumicës parlamentare.

Gjatë tërë kohës Mimoza ja kujton qëllimin e takimit duke ja rikujtuar se duhet të fokusohet tek ligjet për seancën e ardhshme të Kuvendit.
Takimi është jo publik por në objekt publik, me Simiq, jo me Radoiçiq, prandaj edhe s’kishte asnjë arsye Mimoza të angazhohej në një bisedë ku Simiq flet për Radoiçiq.

Natyrisht, Simiq kishte shkuar tek Mimoza të fliste për Radoiçiq, që edhe ta incizonte por Mimoza ishte e interesuar për seancën e radhës të Kuvendit dhe ligjet që është gjëja më normale që duhet të bëjë një udhëheqëse e grupit parlamentar të shumicës parlamentare.

Çfarë ka bërë gabim Mimoza?

Që ka folur me Listën Serbe e cila i ka 10 deputetë në kuvend?

Përfaqësuesit nga komuniteti Serb nuk i zgjedh Mimoza. Mimoza e ka në mandat që të bisedojë me ata përfaqësues të cilët bëhen pjesë e Kuvendit të Republikës.
Shërbëtorit interpretues nuk i konvenon të nxjerrë materialin që ka pa e interpretuar sepse ashtu ai material ska vlerë. Ashtu secili mund ta gjykonte përgjimin sipas kuptimit, interpretimit e mendimit të tij/saj.
JOOOO. Shërbëtori dëshiron që ai material që atij i është besuar të kuptohet nga të gjithë siç e kupton ai dhe siç pret porositësi, prandaj edhe ne 3 minuta përgjim ai bën gati 30 minuta interpretim/udhëzim.

Në fund të fundit duhet të ketë një arsye të fortë se përse bash atij ja besuan këtë punë.
Në Kosovë ka shumë media, por një përgjim i porositur nga Radoiçiq nuk mund ti besohej kujtdo, madje as mediave ne veri te vendit, sepse zoti na ruajt dikush tjetër do ta nxjerrte pa interpretim/udhëzim e ashtu do humbej mundësia për të goditur qeverinë.

Dhe mirë bën mediat tjera që nuk ia morën këtë mundësi. Radoiçiqin dhe gjithçka që lidhet me gurthyesit e tij duhet të ja besojmë atij që e njeh atë më së miri.
Por, a thu nga e mori shërbëtori këtë material?
Çfarë pyetje idiote bëj edhe unë.

Të ngjashme