Lajme
Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet
Demokracia
21:51 | 27 Gusht 2022

Share:

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndeti marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet personale.

Michel në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se ka mirëpritur këtë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen që u arrit sot si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, për të siguruar udhëtime të papenguara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në interes të qytetarëve”, ka shkruar Michel.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Kështu bëri të ditur më 27 gusht shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell./Demokracia.com/

Të ngjashme