Partia më e madhe opozitare në vend, PDK, sot do të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues ku temë kyçe do të jetë situata në veri të vendit.
Mbledhja do të mbahet në ora 15:00.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se qytetarët kanë nevojë për qartësi.
“Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese. Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”, ka shkruar Krasniqi ditë më parë në Facebook.