Lajme
Këshilla nga KEDS në kohë reduktimesh: Ndërroni bojlerët, kaloni në ngrohje efiçiente, fikni dritat
Demokracia
21:00 | 19 Gusht 2022

Share:

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka publikuar disa këshilla për kursimin e energjisë elektrike, në një kohë që konsiderohet si krizë botërore e energjisë.

Këshillat e KEDS janë destinuar kryesisht për amvisërinë, që vlerësohet si shpenzuesi më i madh në vend.

“Amvisëria si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit. Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sipas ekspertëve të KEDS, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Amvisëria si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit.

Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë.

Sipas ekspertëve të KEDS, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike.

⚪️Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.

⚪️Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.

⚪️Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.

⚪️Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).

⚪️Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024